Historia e një kopertine: A do të mbytet Donald Trump?

Tim O'Brian ështëë artisti i cili  bashkëpunon me revistën e përjavshme "Time" prej 30 vitesh për kopertinën e saj.  Me kopertinën e 3 shtatorit 2018 O'Brian ka qëllim të tregojë telashet me të cilat po përballet presidenti Trump.

Në kopertinën e fundit zyra e Presidentit e mbytur në ujë dhe presidenti me gjysmën e trupit nën ujë. Koka nuk i duket por poshtë këmbëve të tij është tryeza ovale dhe dokumentet që një nga një shkëputen nga blloku i dokumenteve në tryezë.

Vizatimi është tregues i telasheve të shumta dhe shqetësuese ku është përfshirë presidenti këtë javë.

Mes tyre: Ajo e avokatit të tij personal Michael Cohen, i cili thotë se gjatë fushatës 2016 presidenti e orientoi të paguajë dy gra për ti parandaluar ata që të flisnin për lidhjen që kishte pasur me ta.

A do të vazhdojë të qëndrojë në tryezën e tij apo jo?

"Mendoj se është komike ose patologjike ta shikosh atë të ulur në tryezë. Por ai vazhdon të luftojë përkundër çështjeve të thella me të cilat po përballet" thotë O' Brian.

O Brian është autori i më shumë se dy duzinave kopertina të TIME këtë vit përfshirë dhe atë të Barack Obama dhe Osama Bin Laden.

Kur përgatita "Asgjë për tu parë " si shumë të tjerë nënkuptoja se kaosi nuk do të zgjasë"  thotë O Brian për kopertinën e 4 shkurtit 2017.

Dhe shton: Me lajmet e pafundme nga Shtëpia e Bardhë, shkarkimet, skandalet dhe sakrificat që rodhën më pas kuptova se metafora e stuhisë kishte qenë shumë më domethënëse dhe e rëndësishme sa ndonjëherë tjetër"

Për kopertinën e 23 prillit 2018 pas bastisjes në zyrën dhe shtëpinë e Cohen, O Brien vizatoi një tjetër kopertinë.

Donald Trump i ulur në tryezën ovale të tij në mes të një deti të trazuar me dallgë që po merr me vete edhe dokumentet që ndodhen në tryezë.

Me kopertinën e tretë shënohet seria e parë  e tre kopertinave në historinë 95 vjeçare të revistës "Time" që publikohet në New York City. 


EMISIONET