Pasi performancës në Oskar, Lady Gaga u përfol se ka nisur një lidhje dashurie me Bradley Cooper. Këngëtarja performoi me kolegun e saj këngën "Shallow" ku shkëmbyen një shikim që nxiti spekulimet se janë të dashuruar.

Për këtë, ylli i popit i ka sqaruar të gjithë në intervistën për "Jimmy Kimmel" duke treguar se me Bradley janë miq të mirë. 

"Pikë së pari, rrjetet sociale janë tualeti i internetit dhe ajo çfarë është bërë për kulturën pop është për faqe të zezë. Njerëzit panë dashuri, dhe, e di cfarë, kjo është ajo që donim që të tjerët të shihnin aty. Kjo është një këngë dashurie", tregoi këngëtarja. Përveç intervistës, ajo është kujdesur që të sqarojë fansat edhe nëpërmjet një postimi në Instagram.

Gaga shtoi se të dy kanë punuar shumë si artistë që të transmetonin dashuri tek publiku, por nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin.

/Ora News.tv/