Himarë, tenton të vjedhë kasafortën në një banesë, pranga vlonjatit

Himarë, tenton të vjedhë kasafortën në një

Një 42-vjeçar nga Vlorë është arrestuar pasi ka tentuar të vidhte kasafortën e një banese në Himarë.

Policia thotë se "42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë".

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë" kryer në bashkëpunim.

EMISIONET