Hetimi ndaj ndërhyrjes ruse, Demokratët paralajmërim për Trump

Hetimi ndaj ndërhyrjes ruse, Demokratët paralajmërim për

Demokratët kanë paralajmëruar presidentin Donald Trump të mos e përdorë memon e deklasifikuar një ditë më parë si pretekst për të shkarkuar këshilltarin e posaçëm që po heton përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. 

Ata paralajmëruan se një veprim i tillë mund të nxisë një krizë kushtetuese që nuk është parë që prej kohës kur president ishte Richard Nixon. Memoja në fjalë, e hartuar nga republikanët, akuzon Byronë Federale të Hetimeve se ka abuzuar me pushtetin.

Presidenti Trump miratoi deklasifikimin e memos dhe deklaroi se dokumenti zbulon një histori aspak të këndshme. Memoja akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë se me financime nga demokratët, kanë përgjuar ndihmësin e zotit Trump, Carter Page. Por vetë Byroja Federale është deklaruar se memoja është e paplotë dhe nuk përmban shumë fakte të rëndësishme. 

Ndërkohë, demokratët thonë se publikimi i saj pengon hetimet për lidhjen e mundshme të administratës Trump me Kremlinin, pretendim i mohuar vazhdimisht nga kreu i Uashingtonit.

EMISIONET