Vetëm pak orë pasi mori detyrën Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, udhëtoi drejt Durrësit për ti dhënë mbështetjen Prokurorisë që po hetojnë pasojet e tërmetit të 26 nëntorit. Për të siguruar një hetim të shpejtë, eficent dhe përgjigje të gjitha rasteve.   

Kryeprokurori deklaroi se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme

Olsian Çela: “Jam shumë i kënaqur me atë që dëgjova. Prokurorët janë të motivuar dhe shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Ne jemi koshientë për atë që ka ndodhur. Individë të papërgjegjshëm duke kryer veprime të caktuara me koshiencë të plotë kanë shkelur ligjin dhe pasoja e ardhur është vdekja e personave. Në këtë kuadër reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt i prerë dhe në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin.

A do ketë arrestime për viktimat e tërmetit?

Olsian Çela: Janë vendime të cilat i marrin prokurorët janë të pavarur në vendimmarrjen e tyre. Ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe shumë njerëz që kanë humbur jetën dhe plagosur dhe patjetër përgjegjësia që do të mbahet në mënyrë maksimale. Përgjegjësia do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesi qoftë tek  zyrtari kudo. Kudo që prokurorët do të mbledhin prova se ka elementë të përgjegjësi penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast."

Por nga ana tjetër, hetimi kompeks për përgjegjësinë për ndërtimet ka nxjerr në pah problematika të ligjit

"Nga hetimi po dalin dhe probleme me legjislacionin në fuqi. Me rregullimet që janë apo mangësitë që ka. Besoj se hetimi në fund do shërbejë edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj në mënyrë që ngjarje të tilla të mos kemi më" 

Kryeprokurori tha se i ka garantuar prokurorëve mbështetje të plotë: "Ata janë të pavarur dhe ne do i garatojmë pavarësinë e tyre dhe në këtë klimë presim rezultatin" 

Ndërsa drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella tha se ka kërkuar espertë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP për të ndihmuar hetimin.

E pyetur nga Ora News në lidhje me një informacion se ka dosje që nuk janë gjetur nga Prokuroria në bashki, prokurorja iu referua ligjit, pa mohuar ose pohuar.

Në vizitën e parë në cilësinë e kreut të akuzës, Çela u garantoi mbështetje 4 prokurorive që kanë nisur një hetim të ngjashem, ndërsa theksoi se nuk kishte informacion mbi shqetësimin nëse shembjet po prishin prova.

Pas durrësit, Kryeprokurori Çela u ndal edhe në Prokurorinë e Krujës



/Ora News.tv/