Hetim "infiltrimit" në fushatën zgjedhore të Trump

Hetim "infiltrimit" në fushatën zgjedhore të Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë do hetojë nëse agjentët e FBI vëzhguan fushatën zgjedhore të Trump në 2016

Donald Trump, nga ana e tij,  ka kërkuar të shqyrtohet nëse FBI ka vëzhguar fushatën e tij për qëllime politike

Presidenti Trump thotë : "Të shqyrtohet nëse ndonjë kërkesë e tillë erdhi nga njerëzit e administratës Obama"

Zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Rod Rosenstein tha se do të ndërmerren masa nëse do të gjendej ndonjë infiltrim:

"Nëse dikush ka infiltruar pjesëmarrësit në fushatë presidenciale për qëllime të papërshtatshme do marrim masa"

Ekziston tashmë një hetim në të gjitha spektet që lidhen me fushatën e Trump për zgjedhjet e 2016-s, si dhe mbi influencën që mund të ketë patur Rusia në këto zgjedhje.

EMISIONET