Për herë të parë në botë një ekspozitë me grabitqarë robotë

Të paktën 13 grabitqarë robotikë kanë mbërritur në kopshtin zoologjik të Chester  si pjesë e një ekspozite.

Pasi përshkuan me anije Atlantikun, grabitqarët robotikë gjigantë mbërritën në kopshtin zoologjik me kamionë.

Mes grabitqarëve që do ekspozohen janë një ujk, ari, gjarpër, dinozaur. Ata do të shfaqen për herë të parë në ekspozitën Predators  që do bëjë premierën botërore më 26 maj.

Më i madhi i modeleve robotike të mbërritura në kopshtin zoologjik është megalodoni, një lloj peshkaqeni gjigant, që është zhdukur më shumë se dy milionë vjet më parë dhe goja e tij ka madhësinë e një makine.









EMISIONET