Helmimi më Shkodër, në filter fast-foodet dhe dyqanet pranë shkollave

Helmimi më Shkodër, në filter fast-foodet dhe dyqanet pranë

Për të mësuar shkakun e helmimit të 61 nxënësve të shkodrës do të duhet të paktën edhe tre ditë. Institucionet në Shkodër thonë se janë në pritje të analizave të ushqimit dhe ujit që po bëhen në Tiranë. Ndërkohë pas ngjarjes, institucionet paralajmëruan se do të nisin kontrolle në fast foodet pranë shkolle.

Katër ditë pasi nxënësit e shkollës së Postribës në Shkodër filluan të shtrohen në spital me sintoma helmimi, shkaku zyrtarisht mbetet ende i panjohur.

Përgjigja e analizës së monstrave të ushqimit dhe ujit kërkon të paktën edhe tre ditë të tjera.

Çesk Millja: Sa i përket shkakut ngase ka ardhur ne duhet të presim ato analiza dhe mos të ngutemi të flasim në mënyrë të papërgjegjshme, duke iu referuar që kushdo të ketë përgjegjësinë të vihet para drejtësisë që këto fenomene të mos ndodhin.

Përmasat që mori ngjarja për shkak se 61 nxënës kanë marrë ndihmë mjekësore në Spital, nga të cilët 14 mbeten të shtruar në spital vunë në lëvizje edhe institucionet.

Pas një takimi me drejtuesit e shëndetësisë, higjienës dhe Sigurisë Ushqimore, prefekti i Shkodrës paralajmëroi  kontroll në të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet pranë shkollave, me fokus të veçantë fast food-et.

Çesk Millja: Të minimizojmë sa më shumë dhe të çojmë riskun zero në këtë fenomen.

Këtë lëvizje të re të institucioneve, ndonëse nuk ja faturon ngjarjes, prefekti Millja është i prerë kur thotë që mbi të gjithë subjektet që nuk plotësojnë kriteret do të veprojë ligji.

Por për përgjegjësitë dhe masat që do të merren ende duhet pritur përgjigja e analizave

EMISIONET