Aksivisti, Altin Hazizaj i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora u shpreh se prifti i huaj Xhorxh Frendo nuk është i autorizuar të flasë në emër të kishës dhe në emër të shqiptarëve se si duhet të veprojnë.

Hazizaj: Xhorxh Fredo është i huaj dhe si i huaj duhet të mbajë vendin që i takon në vendin tim. Këtu duhet të flasin shqiptarët dhe jo të huajt për të treguar se çfarë duhet të bëjë unë. Kështu që do të preferoja të ishin priftërinj shqiptar dhe ka plot priftërinj të mirë në Mirditë dhe këto vende. Kisha katolike ka mjaft priftërinj shqiptar figura të formuara kështu që ai nuk është i autorizuar të flasë në emër të kishës. Akti i letrës për mendimin tim është një akt i dëshpëruar i Ramës dhe që u ka kërkuar atyre 6 ministrave të bejnë aktin tjetër dëshpërues por për më tepër mu duk akoma më i dëshpëruar akti i kishës katolike i personit të huaj të na thotë ne shqiptarëve se çfarë duhet të bëjmë.


/Ora News.tv/