Hazard do largimin, zbulohet oferta faraonike e Realit të Madridit

Hazard do largimin, zbulohet oferta faraonike e Realit të Madridit

E ardhmja e Eden Hazard është e destinuar për të qënë te Reali i Madridit.

Një gjë te tillë  e konfirmon prestigjozja britanike "The Sun", e cila njofton se spanjollët kanë bërë gati ofertën që do të tregojnë në tavolinën e Chelsea.

Jo vetëm kaq. Duke iu referuar këtyre burimeve, Reali i Madridit do ta bëj Hazard futbollistin më të paguar në ekip. Plot 24 milionë euro pagë neto në sezon për belgun, si dhe 115 milionë euro në arkat e Chelsea.

Shifra stratosferike këto, që e kurorëzojnë Hazard si një faraon në Spanjë. Vetëm Lionel Messi do të merrte më shumë se ai, por 400 mijë paund në javë nuk janë pak për një futbollist si 28 vjeçari.

EMISIONET