Harrojeni politikën, Barack and Michelle Obama producentë filmash e shfaqesh televizive

Harrojeni politikën, Barack and Michelle Obama producentë filmash e

Barak Obama dhe Michelle Obama po bashkëpunojnë me Netflix për të prodhuar filma dhe shfaqje televizive.

Netflix thotë se ish-Presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë kanë nënshkruar në një marrëveshje shumëvjeçare me to.

"Baraku dhe unë gjithmonë kemi besuar në fuqinë e tregimeve për të na frymëzuar,"-tha Michelle Obama.

Detajet e sakta të programit ende nuk janë bërë të ditura.

Çifti ka krijuar Higher Ground Productions për të prodhuar përmbajtjet që do transmetohen në Netflix.

"Michelle dhe unë jemi kaq të ngazëllyer për të bashkëpunuar me Netflix, shpresojmë të kultivojmë dhe të kulturojmë zërat e talentuar, frymëzues dhe krijues të cilët janë në gjendje të promovojnë ndjeshmëri më të madhe dhe mirëkuptim mes njerëzve dhe t'i ndihmojnë ata të tregojnë historitë e tyre me të gjithë botën,"-tha ish-presidenti.

EMISIONET