Harrojeni Pogba, Juventus arrin akordin me yllin e Seria A

Harrojeni Pogba, Juventus arrin akordin me yllin e Seria A

Të gjithë prisnin akordin me Paul Pogba, por duket se Juventus synon firmën me një tjetër mesfushor cilësor.

Bëhet fjalë për yllin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, me "Sky Sport Italia" dhe "Goal.com" që shkojnë akoma dhe më shumë. Ata konfirmojnë akordin mes klubit bardhezi dhe mesfushorit dhe detaji i fundit për të bashkuar palët është akordi me klubin e Lazios.

Bardhezinjtë duhet të negociojnë me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, i cili nuk preferon ta lëshojë serbin për një shifër më të ulët se 100 milionë euro.Megjithatë, sipas ekspertit të merkatos, Pedulla, akordi me bardhekaltërit mund të arrihet edhe për shifrën e 90 milionë eurove.

24 vjeçari ishte shumë larg pritshmërive në fund të sezonit, por në kohën që Lazio kishte nevojë për të, ai shpërtheu, duke shënuar në finalen e Kupës së Italisë, të fituar më pas ndaj Atalantës dhe u kurorëzuar si mesfushori më i mirë në Seria A.

EMISIONET