Shumica e njerëzve të paktën një herë në jetë përballen me problemin e lythave. Lythat shkaktohen nga një virus dhe kryesisht shfaqen në duar dhe këmbë, por ato gjithashtu mund të dalin edhe në vende të ndryshme. Edhe nëse janë të padëmshëm dhe shumica prej tyre zhduken vetë pas disa kohësh, ato mund të jenë të bezdisshme. Shumica e njerëzve shkojnë te mjeku për të hequr lythat, por a e dini se mund t’i hiqni vetë ato?

Për fat të mirë, ekziston një ilaç i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të heqni qafe lythat pa dhimbje dhe pa ju marrë kohë.

Gjithçka që ju nevojitet është një shirit ngjitës, limë për thembrat dhe pak ujë të ngrohtë.

Ja se si funksionon: merreni një copë ngjtës dhe ngjiteni mbi lyth. Sigurohuni që ajo të mbulohet siç duhet, me rreth 1 cm në secilën anë. Lëreni ngjitësin për rreth 6 ditë pa e prekur fare. Pas gjashtë ditësh hiqeni atë, pastrojeni me ujë të nxehtë për 5 minuta. Më pas merrni limën e thembrave dhe fërkojeni lythin.  Pasi uji ka lagur lëkurën tuaj, ju do e jeni të lehtë të hiqni lythat pa e dëmtuar veten.

Është një mënyrë mjaft efektive dhe do ju kursejë vizitat tek mjeku.

/Ora News.tv/