Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se Kryeministri Edi Rama nëse do bashkimin me Kosovën të përmbyllë Rrugën e Kombit si dhe të bëjë një projekt hekurudhor.

Haradinaj: Ne po heqim këtë pikën kufitare. Kjo bëhet për qarkullim të lirë të njerëzve. Pak na kritikojnë. Është vetëm për të mos pritur gjysmë ore. Shpresoj që në Shqipëri ta përmbyllin rrugën. Në disa segmente nuk është përmbyllur. Nëse do Rama bashkimin le ta përmbyllë atë rrugë. Ato urat që kanë mbetur. Ajo rrugë duhet përfunduar. Në plot segmente nuk ekziston si auto-rrugë. 

Edi Rama nëse do bashkimin me Kosovën le ta përmbyllë atë rrugë. 

Nëse e do bashkimin me Kosovën, të përgatisë një projekt hekurudhor me Kosovën. Nuk ekziston një projekt i tillë. Kemi me Serbinë tri linja, një me Maqedoninë, por me Shqipërinë nuk kemi asnjë. Një hekurudhë është e dobishme. 

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


EMISIONET