Haradinaj në "Tempora": Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj në "Tempora": Mogherini armike e Kosovës! Rama e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, e konsideroi shefen për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimi të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Pjesë nga intervista transmetuar mbrëmjen e 12 shkurtit 2019

Ramush Haradinaj: Ne ekzistojmë, pa marrë parasysh disponimin e kujdoqoftë në Europë, në Bruksel apo diku tjetër, i majtë apo i djathtë.

Mund të mos na njohin ato 5 shtete, Kosova ekziston.

Fare, suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është vend më vete.  Askush nuk mund të jetë më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. 

Sonila Meço: Pse?

Ramush Haradinaj: Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij.  Pra është armike e vendit tim.  Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë, nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij dhe kushdo që hap këtë diskutim...është agresion.  Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n dhe u kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës.
Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa. 

Sonila Meço: Ju keni mbështetje të plotë nga kancelarja gjermane Merkel.

Ramush Haradinaj: Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90%  e vendeve të BE-së janë kundër. 

Për këtë kam thënë që edhe kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar. Nëse mendojnë se zgjidhja është me lëvizje kufijsh, nuk e di a mendojnë kështu sepse nuk dua ta teproj, por nuk i kam dëgjuar të thonë që Kosova nuk duhet prekur.

Sonila Meço: A jua tha zoti Rama këtë në darkën që patët

Ramush Haradinaj: Nuk mbërritëm deri tek ky detaj i diskutimit por kushdo që lëviz me kufijtë e pengon rrugëtimin e vet drejt BE-së. Pra ai vend do të ketë pasoja. Evropa thotë mbyll çështjen e kufijve nëse do të vish, kushdo që hap kufijtë vonon integrimin.

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


EMISIONET