Në intervistën dhënë për Artur Zhejin, për emisionin “360 Gradë” në RTV Ora kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj denoncoi aferën korruptive të grabitjes së 10 miliardë eurove në minierën e Trepçes.

Pjesë nga intervista: 

Artur Zheji: Ka korrupsion kjo gracka apo është nga padija? 

Ramush Haradinaj: Me siguri janë të dyja. Edhe kërcënimi edhe sheqeri. Nuk ka si të mos të ketë (korrupsion). Rezervat më të mëdha të xeheve, e treta në Evropë, e pesta në Botë për plumb. Veç minimumin e tij, janë 40 milionë, ekspertët vendorë kanë parë 

Artur Zheji: 40 milionë euro? T'i japim ne, se ne bëjmë 2 km rrugë me 40 milionë euro

Ramush Haradinaj: Vetëm me qenë të nevojshëm për me rinisë Trepçen, kompanitë e specializuara ndërkombëtare kanë paraparë 140 milionë, pra është tre herë e pak kosto investimi. Vetëm fitimi ka shitja e kalon 500 milionë euro. Për 20 vjet në rregull nga vetëm kaq investim. Pra nga 140 milionë euro investim, përfitim, pastaj ke të gjitha metalet e Trepçes janë të listuara çmimet e këtyre metaleve në tregjet globale. Krejt bota tani, të gjitha këto metale shkon e i merr në Afrikë.

Artur Zheji: Nuk i ka Kosova mundësitë që të investojë 140 mln euro për të pasur një përfitim vjetor 500 mln euro? 

Ramush Haradinaj: Nuk të nguci se të kam në shtëpi. I ka pas por Trepçen se ka pas. Nuk ishte e Kosovës. Vetëm tash është bërë e Kosovës, para dy muajve. Kjo Qeveri dhe kryetari i Qeverisë që dha dorëheqjen e bëri edhe këtë faj.



/Ora News.tv/