Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, kryefjalë e politikës amerikane

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, kryefjalë e

Hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimit Europian është një nga tre objektivat kryesore të politikës amerikane për rajonin e Ballkanit.

Ato u parashtruan nga i dërguari special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

Kushtet ideale për hapjen e negociatave tha Palmer do të ishin tetorin e këtij viti, kohë edhe kur Këshilli Europian do të mblidhet për këtë çështje.

"Shtetet e Bashkuara synojnë të konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dëshiroj të jem i pranishëm dhe të mbështes përpjekjet e rajonit në arritjen e qëllimeve të tyre” tha Palmer.

Gjatë forumit me temë  ’Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi’, Palmer shpalosi edhe dy objektivat e tjera kryesore amerikane për rajonin, mundësimi i dialogut Serbi- Kosovë dhe gjetja e zgjidhjeve për problematikat kryesore si dhe bërjen shtet funksional të Bosnje dhe Hercegovinës.

EMISIONET