Hapet “Sofra Dardane”, qindra artistë në Festivalin e folkut shqiptar

Hapet “Sofra Dardane”, qindra artistë në Festivalin e

Qindra artistë nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur në Tropojë në Edicionin e 17 të Sofrës Dardane, festivalit gjithëpërfshirës së folkut.  Për tre netë ata do të prezantojnë këngët e vallet më të mira të trojeve që pëfaqësojnë.

Janë mbartës dhe përcjellës të traditave më të mira popullore të shqiptare.

Qindra artistë janë mbledhur në Tropojë në Edicionin e 17 të Sofrës Dardane, një prej festivaleve të mëdha e gjithëpërfshiresë të folkut, nën organizimin e Unionit Artistik Kombit Shqiptar.

Simbolika e këtij tubimi artistik e tradicional vjen këtë vit më domethenës se kurrë më parë.

Për tre netë në skenën e hapur në stadiumin e Barjam Currit, ansamble nga të gjitha trojet do të shpalosin vlerat më të mira të traditës e artit popullor.

Këngë e valle nga të gjitha trojet shqiptare.

Sofra Dardane ul siparin më 12 qershor me ndarjen e çmimeve për grupet më të mira pjesëmarrëse.

EMISIONET