Tirana në Venecia, Shqipëria do të prezantohet në Bienale me portat e kryeqytetit

Tirana në Venecia, Shqipëria do të prezantohet në Bienale me

"Hapësira zero" është projekti shqiptar që do të përfaqësojë vendin në Bienalen Ndërkombëatare të Arkitekturës që do të zhvillohet në Venecia në Itali. Elementët që do te jenë pjesë e ekspozitës janë portat e shtëpive të hershme tiranase, si një akt i kalimit nga e njohura tek e panjohura; nga e kaluara tek qyteti evropian. 

Portat e mëdha e të vjetra të Tiranës, shtëpitë  si pjesë e urbanistikës së qytetit do të jenë pjesë e Bienales së Vencias. 

"Hapësira zero" quhet projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 16 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, në Bienalen e Venecias 2018, si një pasqyrim përmes imazheve të Tiranës së dikushshme dhe asaj moderne. 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Veliaj kanë pritshmëritë e tyre për interesin dhe vlerësimin që do të ketë pavioni i Tiranës në Venecia.

Veliaj: Në punën time qëllon që takoj shpesh shumë kryetarë bashkie të qyteteve më të zhvilluara, të cilët kanë infrastrukturën, pra tramin, metrotë, ndërtesat luksoze, rrugët me infrastrukturë shumë moderne, por s’kanë njerëz, s’kanë jetë. Nëse do të bëja një zgjedhje midis Tiranës me shumë sfida në infrastrukturë dhe një qyteti me infrastrukturë perfekte, por pa jetë, ku çdo gjë mbyllet në orën 5, padyshim do të zgjidhja Tiranën. Për ne që kemi zgjedhur Tiranën si vendin ku jetojmë, ku kemi familjet tona, kjo vepër është konfirmimi i kësaj zgjedhje që kemi bërë, pra të jetojmë me shumë sfida në infrastrukturë, por me jetë kudo.

Kumbaro: Erioni e ndërton dhe e zhvillon bashkë me ekipin e tij në Bashki dhe Ministria e Kulturës ka marrë përsipër përgjegjësinë ta transformojë në një projekt, që përmes arkitekturës ta përcjellë artistikisht në një publik ndërkombëtar, me një kalendar shumë të ngjeshur 6-mujor, duke synuar që të shkojmë jo vetëm në Venecia, por përtej Venecias, përtej Italisë, të bëjmë një ekspozitë shëtitëse. “Kati zero”, që ne në shqip i themi kati përdhes, atje ku ndodh gjithçka, ku është Tirana jonë me zhurmë, me ndryshim, pa zhurmë, me imazhe, me zërin e njerëzve që çdo ditë të jetojnë, çdo ditë të gëlojnë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë bashkë duam ta çojmë si një pasaportë në këtë ekspozitë botërore të arkitekturës.

Portat në kultura të ndryshme, konsiderohen si akti i "kalimit të pragut", ajo e bashkimit me një botë të re, dhe njëkohësisht porta përfaqëson ndarjen dhe komunikimin e dy ambienteve, jo thjesht si mjet identifikues i kufijve të hapësirës ndërmjet një ambienti të brendshëm apo të jashtëm dhe anasjelltas, por edhe si kalim mes dy nivelesh: e njohura dhe e panjohura, hyjnorja dhe njerëzorja. 

Kjo është arsyeja që janë zgjedhur portat si element për të shpjeguar Tiranën; karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishëm kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit.

 

EMISIONET