Hamilton "asfalton" rivalët në Sochi, prek titullin

Hamilton "asfalton" rivalët në Sochi, prek titullin

Lewis Hamilton "thyen" mallkimin dhe fiton një Çmim të Madh të Formula 1 pas tre garave. Kampioni në fuqi ka bërë një garë mbresëlënëse në Rusi, duke e mbyllur i pari.

Në "Sochi Autodrom", britaniku ishte thjeshtë i mrekullueshëm, teksa la pas vetes shokun e skuadrës, Valteri Bottas dhe pilotin e Ferrarit, Leclerc. Vetëm vendi i katërt për Verstappen, i ndjekur nga Albon, Sainz, Perez, Norris, Magnussen dhe Hulkenberg.

Pas 16 garave, Hamilton ka grumbulluar 322 pikë, duke udhëhequr bindshëm klasifikimin. Pas tij renditet, Bottas me 249 pikë dhe Leclerc me 215 pikë. Në garën për konstruktor, Mercedes kryeson bindshëm me 571 pikë dhe Ferrari me 409 pikë.

EMISIONET