Halimi la mandatin e deputetit, kolegu i tij i PS: Ishte një kundërshtar i vështirë

Halimi la mandatin e deputetit, kolegu i tij i PS: Ishte një

Në lidhje me largimin e Eduard Halimit nga jeta politike ka reaguar edhe kryetari i komisionit të ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja.

Ai e konsideroi Halimin si një kundërshtar të vështirë dhe jurist të aftë.

"Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq", shkruan Manja në FB.

Reagimi i Ulsi Manjës

Të dashur miq !

Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes.

EMISIONET