Haland shuan spekulimet: Dua titullin vitin tjetër, nuk iki tani nga Borussia Dortmund

Haland shuan spekulimet: Dua titullin vitin tjetër, nuk iki tani nga

Erling Haland nuk ka ndërmend të lëvizë nga Borusia e Dorrmundit, të paktën gjatë kësaj vere. 

Ylli norvegjez së fundmi ka qartësuar idetë e tij dhe ka theksuar se nuk do të ndërrojë fanelë.

“Dortmundi është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Kam firmosur një kontratë afatgjatë dhe sapo kam ardhur. Për këtë aryse nuk kam ndërmend të largohem, nuk mendoj shumë për të ardhmen time. Jetoj me të tashmen dhe vendos se në moment atë që është më e mirë për karrierën time. Dua të realizoj diçka të rëndësishme, dua të fitoj titullin sa më shpejt të jetë e mundur. Për vitin e ardhshëm duhet të vendosim objektivë të rëndësishëm, unë dua të shënoj sa më shumë gola dhe të jap kontributin tim”, ka thënë Haland.

Borussia Dortmund dështoi edhe këtë vit për tu bërë kampione e Gjermanisë në Bundesligë, teksa kampionatin e fitoi për të tetin vitë me rradhë Bajern Mynih.


EMISIONET