Një qytetar italian dëgjoi zhurma mbrëmjen e shkuar në tarracën e shtëpisë së tij, ndërsa lajmëroi menjëherë policinë.

 Agjentët mbërritën menjëherë atje dhe sapo arritën, kapën hajdutin në befasi.

Kur arritën në pjesën e prapme të ndërtesës, panë një litar të varur nga ballkoni i apartamentit të katit të dytë dhe një person që shëtiste në tarracë.

Hajduti, i habitur nga prania e policisë, dhe duke u përpjekur për të shpëtuar, është hedhur në një kat tjetër, por e kishte të pamundur të arratisej.

Pas disa minutash, policia i ka ndryshuar mendjen hajdutit duke bërë që të dorëzohej pa rezistencë.

I riu me iniciale S.S, 24 vjeç, u arrestua menjëherë për tentativë grabitje, ndërsa në kërkim është edhe një person tjetër. Shqiptarit iu gjetën edhe disa sende të përdorura për të kryer grabitjen.

I riu është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim më herët e konvertuar në gjobë prej 700 eurosh.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar vjedhjet e tjera të shqiptarëve të konsumuara ditët e fundit në disa shtëpi në zonë.

/Ora News.tv/