Hahn për negociatat: Këshilli Europian të marrë vendimet e duhura dhe shpejt

Hahn për negociatat: Këshilli Europian të marrë vendimet e

Në konferencën e përbashkët për gazetarët me Mogherinin, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn nuk e fshehu gëzimin që për herë të parë nuk patën rrjedhje të raport-progreseve të  Komisionit Europian për zgjerimin.

Hahn vuri theksin te arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke veçuar reformën në drejtësi dhe marrëveshjen e Prespës.

Komisioneri për Zgjerimin kërkoi nga Këshilli Europian të vlerësojë me objektivitet dhe të marrë vendimet e duhura për gjetjet e Komisionit.

Hahn: Shembujt më pozitiv vinë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e kanë përqafuar këtë erë të re ndryshimesh. Kanë treguar rezultate sidomos në ato fusha që në mënyrë unanime kanë qenë pjesë e përfundimeve të Këshillit në qershor 2018. Shqipëria ka vazhduar një transformim madhor të sistemit të drejtësisë, duke pasur parasysh dhe rivlerësimin e paprecedent të gjyqtarëve dhe prokurorëve, proces kaq i rëndësishëm për shfarosjen e korrupsionit dhe rindërtimit të besimit në këtë fushë. Kanë vazhduar përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimi ndërkombëtar ka sjellë një sërë operacionesh të zbatimit të ligjit në një shkallë të madhe. Edhe më shumë duhet bërë. 

Ne duhet të njohim atë që është arritur tashmë. Maqedonia e Veriut jo vetëm ka vazhdur me reformat por edhe ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë. Ka ende punë për tu bërë në Ballkanin Perëndimor, gjithë rajoni duhet të japë rezultate të tjera prekshme për çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, funksionimi i institucioneve demokratike.Çelja e negociatave nuk do të thotë që përfundojnë negociatat nesër apo pasnesër. Procesi i negociimit është një proces i gjatë me vite. Për Kroacinë, shteti më i ri në BE, janë dashur plot 8 vite. 

Nuk është realiste të besohet se çelja e negociatave do të jetë më e shkurtër për vende të tjera pavarësisht se më duhet të them që gjithçka varet te merita. Por nëse një shtet e meriton nuk përjashtohet mundësia që të ecë përpara më shpejt se vendet e tjera. Duhet të kuptojmë që i gjithë procesi është mënyra, mekanizmi më i mirë i mundshëm për ndryshimin në mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme të tranformimit të një vendi për të arritur standardet europiane. Dhe për këtë unë mbështem te Këshilli Europian për të pasur reagimin e duhur ndaj këtyre gjetjeve që ne kemi prezantuar sot për të marrë vendimet e duhura sa më shpejt të jetë e mundur.


EMISIONET