Situata aktuale politike, pas nisjes së hetimit të prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për përfshirje në trafik narkotikësh, ka qenë në fokus të bisëdës në takimet e zhvilluara nga komisioneri Johanes Hahn me dy lidërët e paritve opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. 

Vetë selia blu zbardhi bisedën e kreut demokrat me eurokomisionerin Hahn takim i cili mësohet se ka zgjatur jashtë parashikimit. 

Sipas PD  në takimin me Hahn, kryedemokrati Basha ka nënvizuar se Integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më "të paprekshëm".

"Basha dhe Hahn kanë diskutuar  reth evoluimit të krimit të organizuar që për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe po inkriminon segmenet të tjera të ekonomisë përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar"

 Ndërsa kryetarja e LSI në takimin me Hahn ka denoncuar bllokimin nga ana e mazhorancës të ngritjes së strukturave të Vettingut, të cilat janë shtylla kryesore të reformës duke kërkuar nga BE hapjen sa më të shpejtë të negociatave, si garanci për të luftuar bashkërisht krimin, drogën dhe korrupsionin qeveritar

Më herët Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn u prit në një takim edhe nga presidenti i vendit, i cili gjithashtu ka pasur në fokus të bisedës luftën ndaj krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

Presidenti Meta vlerësoi se lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, jo vetëm në funksion të vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit por edhe në një plan afatgjatë për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

/Oranews.tv/


/Ora News.tv/