Ai goditi gruan e tij me grushte si dhe me një smartphone. Protagonist, është një emigrant shqiptar që jeton në Cardito, një qytet i vogël italian ku më 27 janar, një djalë 7 vjeçar u vra nga rrahjet e partnerit të nënës së tij.

Episodi i fundit, sipas asaj që kanë konstatuar karabinierët, ishte kulmi i dhunës që kishte zgjatur për një muaj ndaj gruas, gjithashtu me origjinë shqiptare.

"La Repubblica", shkruan se gruaja shqiptare kishte arritur në Itali kohët e fundit. Çifti ka dy vajza të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Pas vuajtjes së dhunës, gruaja priti që burri i saj të shkojë në punë, dhe dje pasdite ka dalë në rrugë me dy vajzat, duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët që kanë thirrur policinë.

Me ndihmën e një përkthyesi, shtetasja shqiptare ka rrëfyer gjithçka në stacionin Crispano. Shqiptari u raportua për keqtrajtim në familje. Gruaja u mjekua në spital, me një prognozë 10 ditore. Ajo dhe fëmijët e saj u janë besuar shërbimeve sociale të Bashkisë Cardito.

/Ora News.tv/