Një video tronditëse tregon momentin kur një grua e tmerruar i kërkon të dashurit të saj të braktisin mjetin e tyre, pasi një zjarr i fuqishëm po afrohej në një autostradë në Kaliforni të mërkurën pasdite.

Në video, një grua dëgjohet duke qarë dhe duke i kërkuar të dashurit për të dalë nga automjeti i tyre dhe të shkonin në një zonë më të sigurt.

"Brandon duket të dalim jashtë dhe të ikim. Nuk mund të qëndrojmë këtu", thotë gruaja duke bërtitur.

"Po vjen aq afër, të lutem ... duhet të ikim me fëmijën", thotë ajo përmes lotëve, ndërsa pemët ishin mbërthyer nga flakët.

Zjarri mbylli dhjetëra kilometra në një autostradë të madhe në Kaliforni, vetëm disa javë pasi një zjarr që ra aty pranë shkatërroi disa lagje dhe vrau tetë njerëz.

Zjarri "Delta" shpërtheu të mërkurën pasdite dhe brenda disa orësh shkrumboi rreth 8 milje katrorë pemë dhe barë në të dyja anët e rrugës "Interstate 5" pranë Oregon.

Fillimisht u raportuan si tre zjarre, të cilat u bashkuan në një zjarr që vlerësohet të jetë me madhësi 5.000 hektarë.

Zjarri ishte shkaktuar nga njeriu, thanë zyrtarët, por nuk treguan nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo aksident.

Kamionistët u detyruan të braktisnin automjetet e tyre derisa flakët shkrumbonin kodrat.

Disa mjete u shkrumbuan nga flakët. Fatmirësisht nuk flitet për viktima.


/Ora News.tv/