Gruaja e kryeministrit "lan duart" me drejtësinë me 15 mijë dollarë

Gruaja e kryeministrit "lan duart" me drejtësinë me 15

Gruaja e kryeministrit Benjamin Netanjahu, Sara, ka arritur një marrëveshje me drejtësinë lidhur me akuzat për mashtrim dhe abuzim me fondet publike, pas një hetimi të gjatë të policisë mbi dyshime se ajo ka shpërdoruar një shumë prej 100,000 dollarësh.

Sipas marrëveshjes, ajo do t'i paguajë shtetit 12,400 dollarë  rimbursim dhe një gjobë prej 3000 dollarësh, ndërsa pranon një pagesë më të vogël.

Sipas aktakuzës, Sara Netanyahu, së bashku me një punonjës të qeverisë,  ka përfituar me mashtrim nga shteti më shumë se 100,000 dollarë për  ushqim të gatshëm.

Netanyahu  akuzohet për deklarim të rremë se kuzhina në zyrën e kryeministrit nuk kishte ushqime duke urdhëruar "blerjen nga furnizues ushqimesh me para publike".

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, zonja Netanjahu, familja dhe të ftuarit e saj kanë marrë" nga shteti nëpërmjet mashtrimit qindra vakte të përgatitura me vlerë e 99,700 dollarëve, thuhet në aktakuzë.

Marrëveshja u arrit pas një procesi ndërmjetësimit gjashtë mujor dhe do të hyjë në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga një gjyqtar.

Por palët janë treguar hermetike për çështjen. Zëdhënësi i familjes Netanyahu nuk pranoi të komentojë,  por as prokurorët nuk ishin në dispozicion për komente.

Sakaq kryeministri izraelit  është i përfshirë në problemet e tij, me tre raste korrupsioni të cilat vetë ai i mohon dhe një krizë politike që e detyroi të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në shkurt, prokurori i përgjithshëm i Izraelit tha se kishte për qëllim të paraqiste akuza për mashtrim dhe ryshfet kundër Benjamin Netanyahut, në pritje të një seance dëgjimore para gjyqit. Seanca është caktuar për muajin tetor.

EMISIONET