Gruaja e El Chapo tërheq vëmendjen te gjyqi i të shoqit

Me një pamje pothuajse si Kim Kardashian, ajo nuk ka ngurruar të japë deklarata për shtyp në mbrojtje të të shoqit.

Gruaja e El Chapos u paraqit në gjykatën e Bruklinit, për të ndjekur seancën e të shoqit, dhe bëri që të kthehen jo pak koka drejt saj.

Emma Coronel Aispuro Guzmán ishte vetëm 17 vjeçe ku u njoh me El Chapon, në vitin 2006. Mamaja e saj ishte amerikane, babai meksikan.

U bë gruaja e tretë e El Chapos sapo mbushi 18 vjeçe, e kur ai ishte gati 50 vjeç.

Ajo nuk hyri në botën e drogës, por lindi në të. Ky është xhaxhai, Ignacio Coronel Villareal, i treti person më i fuqishëm në kartelin e Sinaloas.

Kështu ka qenë para operacioneve plastike që thuhet se i ka bërë në fytyrë për të mos u njohur.

Ka lindur dy vajza binjake me bosin meksikan të drogës dhe e ka vizituar vazhdimisht gjatë kohë që ka qenë në burg.


EMISIONET