Griezmann: Ëndërr të luaj një "El Clasico" !

Griezmann: Ëndërr të luaj një "El Clasico" !

Spanja është gati të mbajë frymën këtë mesjavë, pasi të mërkurën do të luhet derbi mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, i njohur edhe si "El Clasico".

Sfidë që vendos përballë lojtarët më të mirë të elitës së futbollit spanjoll. Një prej tyre është edhe kampioni i botës, Antoine Griezmann. Francezi do të luaj takimin e parë "El Clasico" në karrierë, me sulmuesin që e ka cilësuar si një ëndërr prezencën e tij në fushë.

"Ishte gjithmonë e mahnitshme që ta shikosh "El Clasicos" nga televizori dhe tani është një ëndërr të jesh në gjendje të luaj një dhe të jem në fushë. Jam shumë e lumtur dhe e pres me padurim. Do të jetë një ditë e jashtëzakonshme dhe shpresoj të futem në të në mënyrën më të mirë të mundshme për të luajtur një lojë të shkëlqyeshme," tha Griezmann për faqen zyrtare të katalanasve.

Dueli mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ishte programuar për tu luajtur më 26 tetor, por trazirat në qytet, ku kërkohet pavarësia e Katalonjës nga Spanja detyruan zyrtarë të federatës që ta shtyjnë për një tjetër datë.

EMISIONET