Griezmann drejt largimit, Atletico gjen zëvendësuesin tek Marseille

Griezmann drejt largimit, Atletico gjen zëvendësuesin tek Marseille

Antoine Griezmann po kalon ditët e fundit tek Atletiko e Madridit.

Sulmuesi francez ka paralajmëruar largimin nga Madridi dhe në radhë për shërbimet e tij janë vënë skuadrat më me emër në Evropë. Barcelona, Manchester United e Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Bayern Munich janë vënë pas yllit francez, me "Los Colchoneros" që pritet të përfitojnë rreth 100 milionë euro nga shitja e Griezmann.

Por duket se Atletico tanimë ka gjetur zëvendësuesin, dhe sipas mediave spanjolle, zëvendësuesi i 27 vjeçarit është Florian Thuavin që po shkëlqen me Marseillen në Ligue 1.

Thauvin ka arritur të shënoj 18 gola dhe të dhurojë 16 asistime në të gjitha garat këtë edicion.

Marseille për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon rreth 45 milionë euro.

Gjithsesi për transferimin e Thuavin, Atletico duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Manchester United, Bayern Munich dhe PSG.

EMISIONET