Greqia në panik, lëkundet nga dy tërmete 5.1 dhe 4.3 ballë

Greqia në panik, lëkundet nga dy tërmete 5.1 dhe 4.3 ballë

Dy tërmete më intensitet 5.1 dhe 4.3 ballë lëkundën të premten kryeqytetin e Greqisë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Dy lëkundjet e fuqishme u ndjenë në mesditë rreth orës 14:15 dhe 15.10 me orën vendore, dhe tronditën nëntokën e Athinës në një thellësi 12 kilometra.

Epiqendra ishte veriperëndimi i kryeqytetit, ndërsa paslëkundjet që zgjatën disa minuta detyruan shumë qytetarë të dilnin nga ndërtesat.

Disa prej godinave raportohet se kanë marrë të çara, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Tërmeti u pasua me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të kryeqytetit, ndërsa mbingarkesa e linjave të telefonit vështirësoi punën e kompanive të telekomunikacionit.

Helikopterë dhe forca zjarrfikëse po patrullojnë zonat në mënyrë të koordinuar për të vlerësuar pasojat.

Një tërmet i ngjashëm me fuqi 6 ballë, 20 vite më parë u mori jetën mbi 140 personave, plagosi 1,600 të tjerë dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme financiare.

EMISIONET