Greqi, sekuestrohen 22 kg kokainë brenda një kamioni

Greqi, sekuestrohen 22 kg kokainë brenda një kamioni

Një sasi prej 22 kg kokainë u sekuestruan nga policia greke në Mandra.

Lënda narkotike vinte nga italia dhe ishte fshehur brenda një kamioni.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, 37 vjeç.

Dyshohet se lënda narkotike i përket një kartele droge me shtrirje në të gjithë europën dhe në Amerikën latine.

Brenda kamionit u gjetën një pistoletë dhe materiale për përgatitjen e kokainës.

Gjenerali Petros Jefferson deklaroi sot se kokaina e gjetur sëbashku me materialet e tjera i përkasin një rrjeti ndërkombëtar droge, të cilën autoritetet greke po e mbajnë nën vëzhgim.

EMISIONET