Autoritetet greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të kapur me rreth 10.3 kg heroinë.

Policia ndaloi automjeti e një 30-vjeçari shqiptar në Larisa. 

Brenda airbagut të pasagjerit me ndihmën e një qeni u gjetën 12 pako me 6 kg e 218 gram heroinë, 201 gram kokainë, një sasi e vogël marijuane, 2 pistoleta 9 mm, 5 fisheke dhe 700 euro.

Gjithashtu gjatë kontrollit në kroskot i gjetën edhe 110 euro dhe 2 celularë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari rezulton me precedentë penale. 

Ndërsa gjatë një operacioni të dytë, një 21-vjeçar shqiptar u kap me 8 pako me 4 kg e 170 gram heroinë në  anijen e linjes Pire-Rodho. 

Droga u gjet me ndihmën e qenit SWARTZ në bagazhet e të riut.




/Heroina në makinë



/Heroina në anije

/Ora News.tv/