Greqi, derri i egër bëhet shkak për aksidentin fatal të 38 vjeçarit shqiptar

Greqi, derri i egër bëhet shkak për aksidentin fatal të 38

Një 38 vjeçar me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, kur shqiptari duke drejtuar një automjet në Theologos, ka shmangur rrugën në përpjekje për të shmangur përplasjen ndoshta të një derri në rrugë.

Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe përfunduar në oborrin e një banese.

Mediat greke shkruajnë se 38 vjeçari ka zhytur në zi komunitetin lokal në zonë, pasi jetonte prej vitesh atje bashkë me familjen.

"Ai ishte një shofer shumë i mirë. Diçka ka ndodhur. Ndoshta ai ishte duke manovruar për të shmangur derrat e egër, të cilët dalin shpesh në rrugë", tha një banor i zonës.

Pak ditë më parë u regjistrua në tjetër aksident në këtë aks rrugor dhe një video e filmuar nga shoferi tregoi një derr në rrugë, por pasojat nuk ishin fatale pasi mjeti po udhëtonte me shpejtësi të vogël.

EMISIONET