Greqi, dënohet shqiptari që përdhunoi 14-vjeçaren britanike

Greqi, dënohet shqiptari që përdhunoi 14-vjeçaren

I riu shqiptar i cili përdhunoi një turiste britanike në Korfuz është dënuar me burg nga gjykata në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 14 gusht. Ndërsa sipas mediave greke ka qenë vetë vajza që bëri denoncim në polici.

Ajo ka deklaruar se ishte joshur dhe më pas abuzuar seksualisht nga 22-vjeçari shqiptar, në një nga dhomat e hotelit ku shqiptari punonte.

Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shqiptarin, i cili do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e dhunimit dhe joshjes si dhe qëndrimit të paligjshëm në vend.

EMISIONET