Gramsh, makina del nga rruga, plagoset nëna me dy fëmijët

Gramsh, makina del nga rruga, plagoset nëna me dy fëmijët

Nëna  me dy fëmijët e saj kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Elbasan-Gramsh në fshatin Pishaj.

Sipas policisë mjeti tip "Nisan" me targa  ZMH 8809, me drejtuesen shtetasen A.Ç.35 vjeçe, banues në Gramsh, mjeti ka dalë nga rruga.

"Për pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijëte saj të mitur , shtetasit,  E.Ç., 13 vjeç, dhe F. Ç., 7 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesën", sqarojnë blutë e Gramshit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

EMISIONET