Që kur kanë kaluar nën varësi direkte të bashkive, shumë fshatra të Gramshit kanë hasur vështirësi në tërheqjen e investimeve që kanë efekte direkte në jetën e tyre.

Uji i ndotur që u rrjedh nga çezma dhe rruga e degraduar janë dy problemet kryesore për banorët e Galigatit në Gramsh.

Vetë banorët bëjnë me dije se hera e fundit që është investuar ka qenë në vitin 1987, kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist.

Banor: “Nuk është vënë dorë në rrjetin e ujit që furnizon familjet.”

Në këto kushte ata janë të detyruar të mbijetojnë çdo ditë mes vështirësive për të siguruar jetesën në zonën që natyra nga ana tjetër është treguar bujare.

Për të siguruar ujë të pijshëm shumë familje janë detyruar të investojnë vetë, ndërsa bashkia si përgjigje e kërkesës së përhershme vetëm kohët e fundit ka dërguar tubacionet në fshat.

Infrastruktura në fshatrat e bashkisë Gramsh paraqet probleme të shumta. Në shumicën e rasteve vetë banorët janë bërë bashkë për hapjen e rrugëve.

/Ora News.tv/