Gramsh, arrestohet nëna që dhunoi dy fëmijët e saj

Gramsh, arrestohet nëna që dhunoi dy fëmijët e saj

Një nënë 41-vjeçare është arrestuar nga policia e Gramshit, pasi akuzohet se ka dhunuar dy fëmijët e saj.

Në pranga u vu Gentjana Abazi, 41 vjeçe banuese në fshatin Snosëm Gramsh.

"Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit  dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizikie dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje"  parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

EMISIONET