Një trup i pajetë është gjetur pranë lumit Devoll në Gramsh. Mësohet se trupi është gjetur në vendin e quajtur Çekrez.

Viktima është identifikuar si Besnik Tabaku rreth 50 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa prej orës 17 të pasdites së djeshme (18 gusht).

Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune, por dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrale.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/