Grammy Awards, protestohet me fotot nudo të Lady Gaga dhe Miley Cyrys

Imazhet e Miley Cyrus dhe Lady Gaga janë duke u përdorur në artin e rrugës për të sulmuar industrinë e muzikës një ditë përpara Grammy Awards.

Konservatori me pseudonimin Sabo, ka publikuar fotot nudo të realizuara kohë më parë të dy këngëtareve me famë botërore Miley Cyrus and Lady Gaga. 

Ai realizoi postera të mëdhenj që në shikim të parë duket sikur janë reklama për 60 vjetorin e Grammy, të vendosura për transmetimin e mbrëmjes të së dielës në CBS nga Madison Square Garden në New York.

Por posterat nuk kanë këtë kuptim, ata janë më shumë pornografikë dhe The Hollywood Reporter bllokoi një pjesë të imazheve.

Secili poster ka tekstin #WeAllKnew (ne të gjitha i dimë), e cila akuzon njerëzit e fuqishëm të botës së industrisë muzikore dhe kinematografike, të cilët kanë ngacmuar femrat, por edhe kundër atyre që dinin, por nuk thanë asgjë.

EMISIONET