Grabitja në Itali, arrestohen bashkëpunëtorët e 16 vjeçarit shqiptar

Grabitja në Itali, arrestohen bashkëpunëtorët e 16

 Falë telekamerave të sigurisë Policia italiane ka mundur të arrestojë 3 bashkëpunëtorët e shqiptarit 16 vjeçar Enrico P. i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një grabitje në një vilë në komunën Monterotondo në provincën e Romës.

Tre personat janë arrestuar në lagjen Borghesiana në periferi të Romës.

Policia Italiane deri më tani nuk ka bërë të ditur identitetin e kombësinë e tyre. dhe pse mediat italiane informojnë se janë me origjinë shqiptare.

Gjatë orëve të ardhshme pritet të ketë një zyrtarizim të akuzës ndaj tyre për grabitje e mbetur në tentativë.

16 vjecari shqiptar Enrico P mbeti i plagosur nga djali i pronarit të vilës që po grabisni. Italiani 29 vjecar Andrea Pulone ka qëlluar kundër grabitësve me një pistoletë me armëmbajtje të rregullt.

16 vjecari mori dy plumba në gjoks e u braktis nga 3 bashëkpunëtorët e tij në hyrje të spitalit Gemelli të Romës.

Gjëndja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personi që e qëlloi Andrea Pulone është vënë nën mbrojtje nga policia italiane.

EMISIONET