Grabitja e çiftit Laze, shpallen në kërkim i afërmi nga Skrapari dhe fqinji

Grabitja e çiftit Laze, shpallen në kërkim i afërmi nga

Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e çiftit Laze në Allias, ndodhur mbrëmjen e 19 janarit. 

Burimet bëjnë të ditur në kërkim është shpallur një i ri nga Skrapari, i afërm i tyre si dhe një fqinj, rreth 20 vjeç me precendetë penalë. Ata dyshohen se janë pjesë e grupit që tentuan grabitjen pasi njiheshin me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve kishte punësuar.  

Ndërkohë pak ditë pas ngjarjes Afërdita Laze ka treguar edhe njëherë për tentativën për grabitje në banesën e tyre ku dhe mbetën të plagosur.

Laze ka thënë se vajza e tyre Dejzi Laze ka dëgjuar zhurmën e autorëve të cilët pasi janë ngjitur në banesë kanë trokitur në derë dhe ajo e ka hapur derën. Dy personat e maskuar e kanë kapur për flokësh dhe e kanë larguar në dhomë. 

Më pas ka dal vetë Afërdita dhe e kanë qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Afërdita para grupit hetimor ka deklaruar: "Bashkëshorti Petriti ndodhej në dhomë në gjumë dhe kur ka dëgjuar krismën e armës ka dal me vrap nga dhoma. Autorët i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar çelësin e kasafortës, por duke tentuar ti nxjerrë jashtë ata e kanë plagosur dhe e kanë mbyllur në banjo. Petriti është hedhur nga dritarja i plagosur ka marrë një levë dhe është ngjitur në banesë, por autorët pasi kishin kontrolluar banesën u larguan me shpejtësi pa mundur të marrin gjë." 

Ndërkohë vajza e tyre, Dejzi kishte lajmëruar dajën të cilit i kishte thënë "hajde shpejt se po na vrasin po na vjedhin", më pas kishte lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Në spital vazhdojnë të qëndrojnë Petrit dhe Afërdita Laze, të cilët pas plagëve të marra ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

EMISIONET