Grabitet dyqani në Librazhd, ja sa lekë kanë marrë hajdutët

Grabitet dyqani në Librazhd, ja sa lekë kanë marrë

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një tjetër grabitje në Librazhd në fshatin Hotolisht ku është vjedhur  brenda një dyqani në të cilin shiteshin produkte ushqimore.

Mësohet  se biznesi ishte në pronësi të Arif Alliut dhe ndodhet në qendër të fshatit ngjitur me ndërtesën e Njësisë Administrative.

Burime bëjnë me dije se janë vjedhur 3-4 milionë lekë të vjetra si edhe mallra ushqimore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Grabitjet janë kthyer në një fenomen shqetësues në disa zona të vendit. Po në Librazhd sot në mëngjes u grabit një argjendari, ndërsa në Belsh disa biznese e shtëpi kanë rënë pre e hajdutëve ditët e fundit. Një apartament ra pre e grabitjes të hënën edhe në Fier, ku pamjet e sigurisë kanë filmuar të gjithë veprimet e autorëve që për policinë janë ende të paidentifikuar.

EMISIONET