Goditi gjyqtarin, përjashtohet përjetë basketbollisti Bruno Deliu

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit ka marrë vendimin për të përjashtuar përjetë nga të gjitha aktivitetet e basketbollit, Bruno Daliun.

34-vjeçari dhunoi barbarisht gjyqtarin, Jurgen Muho në ndeshjen Teuta-Shkb Tirana, e vlefshme për javën e 7 të kampionatit.

Në periodën e katërt, gjyqtari Muho akordoi faull ndaj basketbollist të Tiranës, Ledio Brari dhe loja u ndal. Ky faull u kundërshtau nga Daliu, i cili reagoi me ofendime ndaj gjyqtarit, i cili me pas mori vendimin për gabim teknik të basketbollistit.

Në këtë çast, 34-vjeçari "shpërthen" ndaj arbitrit duke e goditur me grushta dhe shkelma. U desh ndërhyrja e basketbollistëve të tjerë që ngjarja të mos merrte përmasa të tjera.

Kjo sjellje është e patolerueshme në ambientet sportive dhe aq më tepër nga një basketbollist me eksperiencë si Daliu.

"Në baza të nenit 14.25 Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për ta përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha aktivitetet Bruno Daliun. Gjithashtu sipas nenit 14.22 të rregullores së fshb basketbollisti i Tiranës është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 150 mijë lekë të rinjë.

"Për të ankimuar këtë vendim Daliu ka pesë ditë kohë. Ndërkohë ky komsioni i ka tërhequr vëmendjen klubit  SHKB Tirana që veprime të tilla të mos përsëriten më kurrë. Gjithashtu disiplina ka propozuar që të ngrihet një grup ekspertësh për të analizuar gjykimin në ndeshjen Teuta-Tirana. Vendimi i Komisionit të Disiplinës është Akt administrativ dhe ka efekt ligjor për palët," thuhet në njoftimin e FSHB. 

Bruno Daliu, është arrestuar nga Policia e Durrësit me akuzën për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”. Sipas ligjit ai rrezikon nga 1 deri në 5 vjet burg.

Episodi: Goditi gjyqtarin, basketbollisti i Tiranës përfundon në polici

Një ngjarje e përsëritur por e turpshme dhe skandaloze ndodhi ditën e djeshme në pallatin e sportit "Ramazan Njala” të Durrësit. Në takimin mes Teutës dhe Tiranës, lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, godet me grushte dhe shkelma gjyqtarit Jurgen Muho. Ky i fundit, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

U desh ndërhyrja e lojtarëve, stafeve dhe tifozëve për të parandalur këtë skenë të shëmtuar. Më tej ndërhynë forcat e policisë të cilët shoqëruar nga basketbollistin kryeqyteas, Daliu në Rajonin e Policisë së Durrësit. Pas këtij akti skandaloz lojtari i Tiranës rrezikon burgim.




EMISIONET