Goditet një nga klanet mafioze në Itali

Goditet një nga klanet mafioze në Itali

Një megaoperacion i Antimafias italiane i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka goditur klanin mafioz Fragala, i cili vepron në territorin e provincës së Romës në zonat Torvaianica, Pomezia e Ardea.

Operacioni i koduar "Ekulibri" ka çuar në arrestimin e mbi 10 personave në Romë e Katania. Hetimet kanë zbardhur se ky klan mafioz trafikonte kokainë, marijuanë e hashash nga Kolumbia e Spanja falë aleancave që kishin krijuar me kartelat kolumbiane të drogës e me grupet kamorriste e siciliane.

Klani Fragalà ushtronte dhunë e zhvatje ndaj mjaft biznesmenëve të territorit.

Ndaj tyre rëndon dhe akuza e tentativës së sekuestrimit ndaj 1 personi si dhe atentate të ndryshme me qëllim zhvatjen e dhunshme.

Gjatë arrestimeve është sekuestruar dhe një manual me formulën e betimit ndaj mafies e lidhjet e tyre me mafien siciliane e puglieze.

EMISIONET