Një shtetas shqiptar u arrestua në Durrës, ndërsa dy italianë u arrestuan në Itali si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera.

Operacioni i  koduar "Transportuesi 2018" është zhvilluar në të njëjtën orë si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Policia thotë se grupi merrej me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

"Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

/Ora News.tv/