Mbrëmjen e djeshme (5 nwntor) policia italiane vuri në pranga 3 persona, mes tyre 2 shqiptarë dhe një rumun.

Arrestimet u bënë në zonën e Sanremos dhe Arma di Taggia dhe grupi  akuzohen si autorë të vjedhjeve të shumta të kryera mes Albenga, Ortovero dhe Garlenda.

Mediat italiane shkruajnë se banda goditi rreth 20 vetura nga të cilat, pasi i theu dritaret ose i shqyeu dyert, u vodhën të gjitha sendet që ishin lënë brenda tyre.

Policia filloi aksionin për ndjekjen e bandës, pas disa denoncimeve nga qytetarët. Për t’i lokalizuar sa më parë policia filloi vëzhgimin e kamerave.

Policia arriti të rrethojë zonën ku ishin grabitur disa nga makinat dhe pas rreth gjysmë ore, banda mbërriti në afër një makine tip “Fiat Panda”. Sapo dolën dhe iu afruan makinës për ta grabitur, policia i bllokoi hajdutët.

Nga kërkimi i makinës me të cilën ata udhëtonin pasi kryenin grabitjet u bë e mundur gjetja e shumë mallrave të vjedhura, që kanë filluar tu kthehen viktimave.

Të tre të arrestuar po mbahen në burg në dispozicion të hetimeve.

/Ora News.tv/