Goditen klanet mafioze ne Itali, mbi 300 vrasje, gjoba e zhvatje

Goditen klanet mafioze ne Itali, mbi 300 vrasje, gjoba e zhvatje

Pas dy viteve hetim e 11 procese hetimore , Antimafia italiane i ka dhënë një goditje të fortë aktivitetit kriminal të klaneve mafioze me veprim në provincën e Foxhias, ky territor i vështirë ku në 30 vitet e fundit janë ekzekutuar mbi 300 vrasje , shumica e të cilëve me autorë ende të paidentifikuar.

Mega operacioni i Antimafias Italiane i koduar "Aksioni i 10" ka vënë në pranga 30 persona bosa mafiozë e anëtarë të klaneve të familjeve Moretti, Pellegrino. Lanza, Sinesi e Francavilla të cilët kishin vënë nën kontroll tterritorin e provincës së Foxhias duke vendosur gjoba, këcënuar e zhvatur biznese e sipërmarrje.

Këtij organizimi kriminal mafiozët e Foxhias i kishin dhënë emrin "Sipërmarrje" , me një komitet drejtues, arkë e listë gjobash të përbashkët.

"Kjo mafia e re me emrin "Sipërmarrje", sipas Prokurorit Antimafia Federico De Raho ishte ngritur sipas modelit të mafias kalabreze Ndrangheta e ishte transformuar si një mafia sipërmarrëse."

Nën kontroll të tyre ishin vënë të gjitha shoqërië e funeralit në territor, të cilët duhet t'i paguanin të paktën 50 euro për cdo ceremoni varrimi që kryeninm mjaft diskoteka si dhe sipërmarrrje ndërtimi që duhet të paguanin rregullisht gjoba ndryshe mbylleshin.

Në 286 faqet e dosjes së Antimafias italiane është dokumentuar presioni e kontrolli që mafia foxhiane "Sipërmarrje" kishte ushtruar dhe ndaj klubit të futbollit të Foxhias, i serisë B, duke imponuar blerje futbollistësh të papaftë e nënshkrimin e kontratave me ta, sic ishte rasti i Antonio Bruno, djali i Rudolfo Bruno, anëtarë i klanit mafioz të familjes Moretti. i ekzekutuar më 15 nëntor e Luca Pampilli i cili ka luajtur rreth 12 ndeshje me klubin e Foxhias.

Nëse nuk paguanin gjobat apo nuk pranonin kërkesat e tyre, mafia "Sipërmarrja" e Foxhias, kërcënonte viktimat me vdekje .

Përfitime të paligjshme janë vërtetuar dhe ndaj garave me kuaj duke manipoluar garat e nxjerrë jashtë loje disa prej tyre.

Zbardhja e skemës kriminale e shkallës hierakisë së veprimit të kësaj mafia u bë e mundur falë dëshmive në 2017 të të penduarit mafioz , tashmë bashkëpunëtor me drejtësinë;, Alfonso Capotosto.

EMISIONET