18 vjeçari, Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsolle ndaj polices, Ina Nuku, doli sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. 

Seanca nisi në orën 15:00 pas disa minutave tensione pasi në sallë kanë qenë të pranishëm shumë deputetë të LSI-së dhe PD-së dhe shumë familjarë e gazetarë, kjo nxiti prokurorin që të kërkojë që seanca të mbahej me dyer të mbyllura.

Nga ana e deputetëve të opozitës u quajt një metodë për të fshehur dhunën që ishte ushtruar nga policia ndaj të riut. 

Gjykatës iu desht të ndryshonte sallën e gjyqit për të vijuar gjykimin.

Me dhunuan

Dobra është shfaqur me dy gishta të fashuar. Ai ka pretenduar se është dhunuar nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit. Një pretendim i tillë mbrohet dhe nga avokati i tij.

Prokuroria kërkoi arrest me burg ndërkohë avokati kërkoi masë sigurie më të butë për shkak se 18 vjeçari vijon shkollën.  

Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi të lërë në arrest me burg 18 vjeçarin. 

Avokati i Daniel Dobrajt: Nuk ka pasur qëllim të dëmtojë asnjë person

Nuk ka pasur për qëllim të dëmtojë ndonjë person. Protesta e qytetarëve ishte në mbrojtje të banesave të tyre dhe kjo është e natyrshme. Është ushtruar dhunë me sharje nga polici, sipas Danielit  me grushta. Prokuroria nuk ka asnjë provë. Kanë një kohë televizive të hedhjes së kapsollit drejt policisë. Danieli ka pranuar që i ka hedhur kasollat drejt xhamisë së Namazgjasë.  

 Deshmia e 18 vjecarit

Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qenë ai.

Ora News mëson se gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është e vërtetë që ka hedhur 3 kapsolla, por se i ka hedhur në drejtim të kangjëllave dhe jo në drejtim të policisë.

"Po është e vërtetë që kam hedhur tre kapsolla në protestë, por jo në drejtim të policisë por në drejtim të kangjellave". 

Policia ndërkohë ka bërë me dije se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike.

Nëse akuza vërtetohet ai rrezikon 3.5 vite burg.

Efektivja ne Stamboll

Aktualisht Ina  Nuka po merr mjekim të specializuar në një spital në Stamboll. Efektivja e policisë mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua përpara parlamentit.

Policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë për 11 të arrestuarit e protestës para parlamentit. Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, gjyqtari Besnik Hoxha, vendosi "arrest me burg" vetëm për një nga të arrestuarit, Dorjan Broduarin. Ndërsa për 10 banorët e tjerë të Astirit u vendos detyrim për tu paraqitur tre herë në muaj në Prokurorinë e Tiranës.


/Ora News.tv/